Aktualitet

EMRAT/ Shfrytëzonin disa vajza për prostitucion, arrestohet dy gra në Tiranë

Gjithashtu policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe Mimoza Brace, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

27 Korrik 2024, 11:22 Nga E. D
EMRAT/ Shfrytëzonin disa vajza për prostitucion, arrestohet dy gra
sendet e sekuestruara

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë një 52-vjeçare e identifikuar si Lindita Skura ku në lokalin e saj shfrytëzonte disa vaja për prostitucion. Gjithashtu policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe Mimoza Brace, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni". Ndërkohë u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se Lindita Skura ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset Mimoza Brace O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Red light", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja. Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera. Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Red light".

Në kuadër të këtij operacioni:  u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostiucionit", dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion";  u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni"; u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën "Kastriotët", në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

policia e tiranes

Sondazh

Poll