Art&Argëtim

‘I paskam ngacmuar Romeon’, Jonida i përgjigjet larg e larg Xheisarës: Shpirt i pastër me këmbë në tokë, jeta vazhdon

10 Dhjetor 2019, 11:40 Nga DOSJA

TIRANË– Jonida Maliqi i është përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratave të këngëtares Xheisara Friskut, pasi kjo e fundit shprehu zhgënjimin e saj pas skualifikimit të Këngës Magjike.

Madje, 20-vjçarja u shpreh se njerëzit i kanë thënë se Jonida e ka kapur personale me të, sepse ka menduar që i ka ngacmuar të dashurin, Romeo Veshajn, dhe për këtë arsye i ndezi dritën e kuqe

Por në një status në rrjetet sociale, Jonida shkruan se të jesh artist mbi të gjithë duhet të jesh një shpirt i pastër dhe me këmbë në tokë, duke iu përgjigjur kështu tërthorazi deklaratave të Friskut.

Mirenjohje per te gjithe ata qe ishin pjese e @kengamagjikeofficial vecanerisht per ty @arditgjebrea qe je kujdesur gjate ketyre muajve per secilin prej nesh.Jam e lumtur qe nga kjo eksperience mesova kaq shume.Te jesh artist mbi te gjitha duhet te jesh nje shpirt i paster dhe me kembe ne toke… kjo e fundit me gjithe dritherimat e saj na beri te reflektojme se jeta vazhdon ?.Te jesh artist mbi te gjitha duhet te jesh nje shpirt i paster dhe me kembe ne toke… kjo e fundit me gjithe dritherimat e saj na beri te reflektojme se jeta vazhdon ?”- shkruan ndër të tjera Maliqi krahas një fotoje që ka publikuar në Instagram.

E ftuar në emisionin “Thumbon”, Xheisara Frisku u shpreh e zhgënjyer që Jonida Maliqi, si anëtare jurie, e kishte skualifikuar nga gara e Këngës Magjike. Ndër të tjera, Xheisara u shpreh se njerëzit i kishin thënë se Jonida e kishte kapur personale me të, pasi ka menduar se i ka ngacmuar Romeon. Por 20-vjeçarja shtoi se nuk ka kohë për këto gjëra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jonida maliqi perplasja xheisara-jonida romeo veshaj xheisara frisku jonida maliqi perplasja xheisara-jonida romeo veshaj xheisara frisku

Sondazh

Poll