Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj prindërve, arrestohet 33-vjeçari në Korçë, procedohen edhe tre të tjerë

Gjithashtu edhe tre personat e tjerë janë proceduar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj prindërve, vjerrës dhe një 55-vjeçare. 

26 Korrik 2024, 10:49 Nga E. D
Ushtroi dhunë ndaj prindërve, arrestohet 33-vjeçari në
foto ilustruese

KORÇË- Një person është arrestuar në Korçë dhe tre të tjerë janë proceduar. Mësohet se në pranga ka rënë një 33-vjeçari pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Gjithashtu edhe tre personat e tjerë janë proceduar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj prindërve, vjerrës dhe një 55-vjeçare. 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin D. K., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij; K. L., 25 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj; A. S., 53 vjeçe, banuese ne Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një 55-vjeçare.

Sondazh

Poll