Aktualitet

E rëndë në Gramsh/ Dhunoi motrën dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të, arrestohet 36-vjeçari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

26 Korrik 2024, 09:52 Nga M.B
E rëndë në Gramsh/ Dhunoi motrën dhe dyshohet se ka abuzuar
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 36-vjeçar është arrestuar në Gramsh pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Veç kësaj ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

elbasan

Sondazh

Poll