Aktualitet

Akuzohet për grabitje në disa institucione kredidhënëse, arrestohet shqiptari në Itali, bashkëpunëtori në kërkim

Bëhet me dije se Karabinierët e Vittorio Veneto kanë identifikuar dy shqiptarët si përgjegjës për një grabitje banke dhe dy tentativa për grabitje të institucioneve të kredive.

26 Korrik 2024, 09:21 Nga E. D
Akuzohet për grabitje në disa institucione kredidhënëse,
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitje në disa banka, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se Karabinierët e Vittorio Veneto kanë identifikuar dy shqiptarët si përgjegjës për një grabitje banke dhe dy tentativa për grabitje të institucioneve të kredive.

Grabitjet e bëra nga dy shqiptarët të cilët janë cilësuar si kriminel të rrezikshëm, janë kryer midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit të kaluar. Siç raportohet në shtëpinë e tyre në në Caorle, në provincën e Venecias, karabinierët gjetën dhe sekuestruan edhe rreth 13 kilogramë hashash.

policia italiane

Sondazh

Poll