Aktualitet

U konfliktuan për një sipërfaqe toke, kushërinjtë qëllojnë me armë njëri-tjetrin, mes dy të plagosurve edhe një polic

Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin. 

25 Korrik 2024, 22:46 Nga N.F
U konfliktuan për një sipërfaqe toke, kushërinjtë
Foto ilustruese

THUMANË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe një person tjetër. Dy të plagosurit mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin. 

Më tej raportohet se ata janë dërguar në spital ndërsa janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

thumane the shtena police

Sondazh

Poll