Art&Argëtim

"Jam nënë beqare dhe prind i vetëm"/ Iggy Azalea zbulon se Playboi Carti nuk kujdeset për djalin e tyre 4-vjeçar

Më vonë në podcast, Azalea vë në dukje se të qenit nënë e bëri atë të dëshirojë të ngadalësojë pak dhe t'i japë përparësi të qenit prezente në jetën e djalit të vogël.

24 Korrik 2024, 18:10 Nga S.B
"Jam nënë beqare dhe prind i vetëm"/ Iggy Azalea zbulon
Iggy

SHBA- Reperja e njohur Iggy Azalea nuk po mbështetet tek askush tjetër kur bëhet fjalë për prindërimin e djalit të saj. Duke u shfaqur në podcastin Dinner's On Me, reperja bisedoi për marrëdhënien me djalin e saj Onyx, të cilin e mirëpriti në vitin 2020 me ish-të dashurin Playboi Carti.

"Unë jam një nënë beqare. Unë jam prind i vetëm, pa mungesë respekti, por po, nuk bashkëprindëroj. Djali është vetëm me mua 24 në 7.” tha Iggy.

Më vonë në podcast, Azalea vë në dukje se të qenit nënë e bëri atë të dëshirojë të ngadalësojë pak dhe t'i japë përparësi të qenit prezente në jetën e djalit të vogël.

"Nuk dua më të udhëtoj kudo. Dua ta çoj djalin tim në shkollë. Dua që ai të ketë kujtime me mua dhe t'i japë atij atë kohë," shpjegon ajo. “Është vërtet e rëndësishme për mua”.

“Suksesin tim ia detyroj në masë të madhe nënës sime, sepse ajo kaloi shumë kohë me mua. Dhe është e rëndësishme për mua, edhe kur djali im është vetëm 4 vjeç, e di që jam aty, duke i rrënjosur atë besim dhe thjesht duke e ndihmuar ta drejtoj."

"Është puna ime si prind. Unë mendoj se nëse do të kesh një fëmijë, duhet të jesh i përgatitur ta bësh këtë dhe të angazhohesh në atë mënyrë. Dhe unë me të vërtetë dua ta bëj. Kam bërë një turne dy vjet me djalin tim në një autobus dhe ishte koha që kjo të merrte fund”, thotë reperja.

iggy azalea playboi carti

Sondazh

Poll