Aktualitet

Aksioni antidrogë me Malin e Zi/ Pamje nga operacioni ku u sekuestruan më shumë se 11 mijë bimë kanabisi

Gjithashtu nga ky operacion u sekuestruan 3 parcela me kanabis.

25 Korrik 2024, 13:33 Nga E. D
Aksioni antidrogë me Malin e Zi/ Pamje nga operacioni ku u sekuestruan
pamje nga vendngjarja

MAL I ZI-  Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë finalizuar operacionin antidrogë. Gjithashtu nga ky operacion u sekuestruan 3 parcela me kanabis. Ndërkohë policia shqiptare ka publikuar pamjet nga aksioni në fjalë, ku morën pjesë dhe forcat RENEA.

Njoftimi i Policisë:

Konferencë e përbashkët për shtyp, ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Kufirit dhe Policisë së Malit të Zi, për finalizimin e një operacioni anticannabis, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përshëndetje, jam sot këtu, bashkë me Drejtorin e Forcës Kombëtare të Sigurisë në DPPSH, Drejtorin Rajonal për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, dhe me homologët e Policisë së Malit të Zi, për të bërë publike rezultatet e operacionit të përbashkët të koduar “Bjeshkët”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, Forcën e Sigurisë Kombëtare dhe me Njësinë Speciale “RENEA”, u finalizua operacioni policor i koduar “Bjeshket”, gjatë të cilit u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit M. G., 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje. Për finalizmin e këtij operacioni, në emër të Policisë së Shtetit, dua të falënderoj kolegët e Policisë së Malit të zi, për bashkëpunimin korrekt dhe profesional me shërbimet e Policisë shqiptare. Ky model bashkëpunimi tregon dhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes dy policive, si dhe besimin për të shkëmbyer çdo informacion në luftë ndaj krimit.

operacion antidroge

Sondazh

Poll