Sport

VIDEO/ Përleshje të dhunshme në ndeshjen (jo) miqësore Chelsea - Wrexham...

James McClean dhe Levi Colwill patën një moment të tensionuar, u desh ndërhyrja e shokëve për t’i ndarë

25 Korrik 2024, 12:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Përleshje të dhunshme në ndeshjen (jo) miqësore

SHBA - Shpesh të përshkruara si miqësore, ndeshjet nuk e kanë gjithmonë këtë komponent miqësor, dhe ndeshja më e fundit, ajo midis Chelsea -Wrexham është dëshmi e kësaj.

Vetëm pas dy minutash lojë, James McClean nga Wrexham, dhe Levi Colwill nga Chelsea, u përfshinë në një kacafytje, pasi kapiteni i ekipit të Uellsit e shtyu lojtarin e Bluve nga pas.

Për pak sekonda, të dy matën forcën, duke kapur tërhequr fanelën e kundërshtarit, derisa u ndanë nga shokët e skuadrës.

Ishte një ndeshje jozyrtare, në kuadër të fazës përgatitore, e cila përfundoi 2-2, por që ishte pak miqësore...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll