Sport

‘Paris 2024’/ Skandal në Argjentinë-Marok. Nga Messi te Mascherano, shumë zemërim te albicelestët: "Një cirk i turpshëm!”...

Gjyqtari pezullon ndeshjen, por me një gol ende për t'u rishikuar nga VAR. Kalojnë dy orë të mira, ai kthehet në fushë, gjyqtari i ndeshjes shkon në monitor dhe anulon golin.

25 Korrik 2024, 08:34 Nga DOSJA
‘Paris 2024’/ Skandal në Argjentinë-Marok. Nga Messi te
Javier Mascherano, trajneri i Olimpikes së Argjentinës

FRANCE - Ajo që ndodhi dje në Lojërat Olimpike nuk ishte parë kurrë më parë. Argjentinë-Maroku do të hyjë në histori, si ndeshja me përfundimin më të sikletshëm ndonjëherë në futbollin botëror.

Argjentina shënon 2-2, tifozët e Marokut pushtojnë fushën, hedhin objekte dhe fishekzjarre, më pas gjyqtari pezullon ndeshjen, por me një gol ende për t'u rishikuar nga VAR. Kalojnë dy orë të mira, ai kthehet në fushë, gjyqtari i ndeshjes shkon në monitor dhe anulon golin.

Maroku kalon në epërsi 2-1, Argjentina humbet. Ky është një skandal, duke pasur parasysh metodat që u përdorën për të përcjtuar rezultatin final të ndeshjes.

Zemërimi po rritet në Argjentinë. "Është cirku më i madh që kam parë ndonjëherë në jetën time," thotë Javier Mascherano, trajneri i Olimpikes së Argjentinës, menjëherë pas ndeshjes.

“E pazakontë”, ka shkruar thjesht Lionel Messi në Instagram. Solidaritet shprehet edhe  Rodrigo de Paul: "Më shumë se kurrë me ju! Mund ta bëni kundër gjithçkaje dhe të gjithëve!".

Komenti i Nicolas Tagliafico ishte shumë më i ashpër: "Kur të largohemi nga cirku, do të flasim për arsyen pse u pezullua apo do të vazhdojmë të sillemi si budallenj? Po të kishte qenë e kundërta, as që mund ta imagjinoj se çfarë do të bënin”, ka thënë ai...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll