Aktualitet

Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese, procedohet 53-vjeçari në Dibër

Bëhet me dije se 53-vjeçarit me iniciale Xh.K posedonte në banesë lëndë shpërthyese.

25 Korrik 2024, 09:58 Nga E. D
Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese, procedohet
fotot ilustruese

DIBËR- Një 53-vjeçar është proceduar ditnën e sotme në Dibër. Bëhet me dije se 53-vjeçarit me iniciale Xh.K posedonte në banesë lëndë shpërthyese. Gjithashtu lëndët shpërthyese kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Vijon kontrollet intensive në kuadër të "Sundimit të Ligjit", për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës , nis procedimi penal për 53-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie,  posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës,  kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra metra fitil zjarr përcjellës, kapsolla detonator, dhe disa fishek armë gjahu.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh.K.,  53 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll