Aktualitet

Vatra e zjarrit në Malecaj të Lezhës vijon të jetë aktive, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Ndërkohë në venngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve tre mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, ndërsa i janë bashkuar edhe efektivët e FA.

25 Korrik 2024, 09:46 Nga E. D
Vatra e zjarrit në Malecaj të Lezhës vijon të jetë
foto ilustruese

LEZHË- Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, në Lezhë, vazhdon të jetë ende aktive. Gjithashtu era me intensitet kanë ndihmuar që flakët të shtohen. Ndërkohë në venngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve tre mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, ndërsa i janë bashkuar edhe efektivët e FA.

Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është i përqëndruar në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur neutrializmin e zjarrit për të mos rrezikuar shtëpitë e banimit.

Sa i përket zjarrit në fshatin Shemri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, vatra e zjarrit janë shuar, të cilat u ndihmuan edhe nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të pasdites.

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll