Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër pas konfliktit për borxhin e pashlyer, zbardhet ngjarjen e djeshme në Vaun e Dejes, arrestohet autori

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

25 Korrik 2024, 09:09 Nga M.B
Qëlloi me armë në ajër pas konfliktit për borxhin e
Foto ilustruese

SHKODRA- Autoritetet kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë në Vaun e Dejës, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të Jetmir Moriqit. Mësohet se brenda disa orëve është identifikuar dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi Edmir Demiraj. Policia thotë se shkak i këtij konflikti, që çoi deri në përdorimin e armëve të zjarri ka qenë një borxh i pashlyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder

Sondazh

Poll