Politike

Kapja e 334 kg kanabis në Brindisi/ Gjunkshi sulmon Policinë e Shtetit dhe ministrinë e Mbrojtjes: Asnjë përpjekje për sig

10 Dhjetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Kapja e 334 kg kanabis në Brindisi/ Gjunkshi sulmon Policinë e Shtetit

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar, pas kapjes se 334 kg kanabis sativa nga Policia Italiane. Përmes një postimi në Facebook, Gjunkshi shprehet se autostrada detare sundohet nga trafiku lendeve natkotike. Sipas Gjunkshit, Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes nik bëjnë asnjë përpjekje për sigurinë detare.

Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:

Autostrada detare sundohet nga trafiku lendeve natkotike!Sot konfirmohet nga Autoritetet e Policise Italiane, kapja e nje gomoneje me 334 Kg Kanabis Sativa.

Asnje perpjekje nga Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera te Sigurise Kombetare per Sigurine Detare.

Kjo pasiguri sigurisht, qe prodhon trafikim, krim, korrupsion, rrit veprimtarine kriminale te grupeve terroriste,forcon aktivitetin e krimit te organizuar.

E gjitha kjo nuk i sherben as sigurise Kombetare te Shqiperise, as Sigurise se NATO-s dhe as Sigurise se Vendeve te Rajonit.

Aleanca e Atlantikut ku ne aderojme kerkon nga Institucionet e Sigurise Kombetare te Shqiperise qe ne te garantojme Siguri, te kontribojme duke rritur kapacitetet operacionale, prodhojme siguri, per qytetaret tane dhe te saj dhe jo pasiguri.

Kapja e kesaj sasie te lendeve narkotike nga Policia Italiane eshte nje kembane alarmi, jo vetem per Policine e Shtetit, Ministrine e Mbrojtjes e cila drejton, administron dhe menaxhon QNOD-ne, por per te gjitha Institucionet e Sigurise Kombetare.

Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është një institucion ndërdikasterial që ka për detyrë të sigurojë vëzhgimin e hapësirës detare shqiptare, për të realizuar organizimin, planëzimin, bashkërendimin dhe drejtimin e operacioneve në det, në përputhje me legjislacionin detar kombëtar dhe ndërkombëtar.

Cfare siguron Policia e Shtetit?

Kush i “Fik” Radaret?

Pse flejne gjume?

Cila eshte pergjegjesia e  drejtuesve te ketyre Institucioneve?

Cfare masash ka marre kjo Narko- Qeveri ndaj të gjithe atyre qe shkelin ligjin, qe nuk bejne detyren?

Pergjigja:

Deri tani nuk eshte mare asnje  mase ndaj Drejtuesve te ketyre i stitucioneve.Koha ka treguar qe te gjithe ato qe kane punuar dhe sherbyer jane shperblyer duke u graduar ne pozicione te larta Shteterore.

Reagimi i Gjunkshit ka ardhur, pasi ditën e sotme, policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap duke transportuar me një gomone 334 kg drogë. Nëse droga e kapur nga karabinierët do të dilte në treg, në bazë të çmimeve të vendit, do të kapte vlerën e 4 mln eurove.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 4 mln euro droge arrestohet shqiptari ne brindisi kapen 334 kg kanabis ne itali xhemal gjunkshi 4 mln euro droge arrestohet shqiptari ne brindisi kapen 334 kg kanabis ne itali xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll