24 Korrik 2024, 13:02
Nga M.B
Fatos Tushe
TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Me urdhër të GJKKO-së, Fatos Tushes i është sekuestruar dhe një apartament në Vlorë. Në njoftim thuhet se nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish-kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.199/1, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:
Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:
Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, apo dhe për punime dhe mobilime, të cilat në shumën reale totale (investimi vlerë 2,262,000 Lekë). Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri. Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive me vendimin Nr. 136., datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar huanë/borxhin e marrë nga shtetasi I. L. sipas deklaratës noteriale Nr. 3124 Rep., Nr. 1320 Kol., datë 15.09.2020, notere A. M.;
Në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra me Nr. indeksi 09559, i vitit 2021, nuk ka deklaruar investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, model “S350CDI 4MATIC” (me vlerë të paguar 39.620 Euro) dhe “C200CDI”, marka “Mercedes Benz” (me vlerë të paguar 7.290 Euro), gjithsej në vlerën 46.910 Euro.
fatos tushe
Politike
24 Korrik 2024, 12:27
r.ll
erion veliaj, bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferenc&e...
Politike
24 Korrik 2024, 12:30
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në ...
Politike
24 Korrik 2024, 12:07
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në konferencë me gazetarët konfirmoi thirrjen ...
Politike
24 Korrik 2024, 12:10
M.B
Bledi Çuçi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi ka thënë sot në...
Politike
24 Korrik 2024, 11:37
r.ll
bledi cuci
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në konferencën për mediat është pyetur se p...
Politike
24 Korrik 2024, 11:32
r.ll
bledi çuçi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi po zhvillon një konferenc&eu...
Politike
24 Korrik 2024, 11:21
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur sot në Komisionin e Ekonomisë gjatë d...
Politike
24 Korrik 2024, 10:46
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi sot Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me propozimin ligjo...
Politike
24 Korrik 2024, 10:38
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot në nënkomisionin për Diasporë...
Politike
23 Korrik 2024, 21:46
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, është gjithashtu edhe denoncues i...