Politike

"Amnistia Penale ndër aktet me rëndësi për publikun", Çuçi: Keqardhje që opozita s’është pjesë e komisionit Anti-korrupsion dhe Dezinformimit!

Çuçi u ndal te Amnistia Penale dhe te marrëveshja me Italinë për pensionet, sipas tij këto janë dy nga arritjet e qeverisë këtë sezon.

24 Korrik 2024, 11:32 Nga r.ll
"Amnistia Penale ndër aktet me rëndësi për
bledi çuçi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi po zhvillon një konferencë për mediat ku ka bërë një bilanc për punën dhe sesionet parlamentare në Kuvend. Çuçi u ndal te Amnistia Penale dhe te marrëveshja me Italinë për pensionet, sipas tij këto janë dy nga arritjet e qeverisë këtë sezon.

“Ndër aktet më rëndësi për publikun ka qenë amnistia penale. U vonua, por u miratua me një konsensus të gjerë. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm i të dënuarve. 1803 të dënuar kanë përfituar, një pjesë ka dalë nga burgi dhe një pjesë tjetër ka marrë ulje të dënimit. Ka pasur një impakt social besoj, dhe përfitimet që sjellin amnistitë penale në gjithë botën. Moment tjetër i rëndësishëm ka qenë ratifikimi i marrëveshja me Italinë për pensionet. Vlen për tu shënuar protokolli në fushën e emigracionit, ku ky Kuvend ratifikoi këtë protokoll, marrëveshje mes dy qeverive. Ka rëndësi pasi Shqipëria është në moment ku ka ofruar solidaritetin, jo vetëm më portierin tonë strategjik, por besoj se ka dhënë shembull të jashtëzakonshëm. Shqipëria ka dhënë një kontribut, gati gati një model për BE-në në lidhje me emigracionin.”, u shpreh ai.

Çuç foli për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit dhe Komisionin antikorrupsion, ku shprehu keqardhjen që opozita nuk është bërë pjesë në këtë përpjekje për të vazhduar, sipas tij rrugën drejt modernizimit të shtetit shqiptar.

“Për komisionin që lidhet me antikorrupsionin është shumë me rëndësi për kushtet ku është Shqipëria sot dhe reformat për transformimin e shtetit në shtet Europian. Mendoj që e kemi ngritur në momentin kyç. Janë lënë shumë detyra dhe masa për t’u përmbushu. Duke qenë se shumica e detyrave apo masave dhe institucioneve të përfshira janë përtej qeverisë ne kemi marrë përsipër si parlament. Komisioni ka rëndësi për të shtruar presion pozitiv dhe për të qenë pjesëmarrës aktiv. Është një përsosje e shtetit të drejtës për ta bërë më modern dhe për të qenë një shtet i denjë anëtar në BE. Gjithashtu po kaq e rëndësishme është edhe Komisioni për Dezinformimin. Është komision për të koordinuar të gjitha përpjekjet për çdo tentativë që vjen nga vendet jo mike për të dezinformuar publikun shqiptar është i domosdoshëm. Është komision që e kanë ngritur disa vende”, tha ai.

bledi cuci amnistia penale

Sondazh

Poll