Politike

Pse nuk e çoni mandatin e Xhaçkës në GJK? "Vota e deputetit nuk imponohet", Çuçi: Kemi vendosur që këtë ngërç ta zgjidhim me një mendim në Komisionin e Venecias

Më tej ai tha se në gjykimin e mazhorancës , GJK ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta.

24 Korrik 2024, 11:37 Nga r.ll
Pse nuk e çoni mandatin e Xhaçkës në GJK? "Vota e
bledi cuci

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në konferencën për mediat është pyetur se përse Partia Socialiste nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Në përgjigjen e tij, Çuçi tha se Kushtetuesja ka autoritetin të shfuqizojë çdo ligj apo vendim të Kuvendit, nëse e gjykon se nuk është në përputhje me Kushtetutën. 

Më tej ai tha se në gjykimin e mazhorancës , GJK ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. Çuçi tha se një vendim që vjen në parlament për tu votuar, deputeti është i lirë në votën e tij. Si përfundim, kreu i grupit të PS tha se këtë ngërç me GJK kanë vendosur ta zgjidhin duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias.

Çuçi: Çështja e raportit të Parlamentin me GJK mendoj që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta. GJK ka autoritetin kushtetues që të shfuqizojë cdo ligj, vendim apo akte të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ka pasur një vendim të GJK që ka shfuqizuar dy vendime të marra nga Kuvendi. Kuvendi i Shqipërisë i shfuqizoi të dy vendimet. 

Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të votojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i GJK. Përkundrazi GJK në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. Një vendim që vjen në parlament për tu votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet. Le të vijmë tek GJK. Ne kemi vendosur që këtë ngërç me GJK ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias.

bledi çuçi mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll