Politike

"TIMS"/ Raporti hetimor i paraqitur nga PS do të kalojë në Kuvend, Salianji: Ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve

Ai falenderoi anëtarët e mazhorancës, duke mos kursyer as ironitë ku iu tha se "ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë".

23 Korrik 2024, 20:42 Nga r.ll
"TIMS"/ Raporti hetimor i paraqitur nga PS do të kalojë
ervin salianji

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të shënave nga sistemi TIMS. Opozita dhe mazhoranca u paraqitën me raporte të ndara për punën hetimore, ndonëse me shumicë votash u miratuar raporti i PS që më pas do të dërgohet në seancë plenare. 

Gjatë fjalës mbyllëse, Salianji u shpreh se komisioni bëri gjetje përtej parashikimeve që kishin në kërkesa fillestare. Ai falenderoi anëtarët e mazhorancës, duke mos kursyer as ironitë ku iu tha se "ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë".

Salianji: Miratohet si raport përfundimtar, raporti i paraqitur nga zoti Gogu, i sjellë nuk e di se nga kush. Raporti jonë do t'i bashkangjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresoj shumë se mbase mund të ketë kolegë të tjerë aty që janë në anën e ligjit. Propozimi tjetër që iu thashë në mbyllje të komisionit, duke falenderuar të gjithë për punën, është për të shtuar, sepse duhet bërë me vendim të ndërmjetëm, edhe për sekretariatin teknik për ndihmën , për rritje për shkak të orëve shtese, një pagë shpërblim. Propozimi miratohet me gjitha votat pro. Duke iu njohur në këtë komision hetimor, ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë. Ky komision hetimor bëri gjetje përtej parashikimeve që ky komisioni kishte në kërkesat fillestare. Faleminderit që ishit pjesë edhe pa e kuptuar shpesh se cfarë ishit. 

ervin salianji

Sondazh

Poll