Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan, 3 ende aktive

Mësohet se efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izlomin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër.

23 Korrik 2024, 11:06 Nga M.B
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se 21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, në territorin e vendit. Po ashtu ministria njofton se 18 prej tyre janë shuar ndërsa 3 vatra zjarri janë ende aktive. Mësohet se efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izlomin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër.  

Ministria njofton se puna ka vazhduar për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe në vatrën e zjarrit midis fshatrave Goranxi dhe Derviçan, në Dropull të Poshtëm. Sipas njoftimi, për shkak të temperaturave, terrenit të vështirë dhe erës së fortë zjarri dje në këtë zonë mori përmasa të mëdha duke përkeqësuar situatën në fshatrat Dhuvjan, Goranxi dhe Derviçan.

Njoftimi:

21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit, në territorin e vendit. 18 prej tyre janë shuar falë përpjekjeve të vazhdueshme të qindra forcave operacionale që po punojnë në terren, në këto temperatura të larta. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile 3 vatra zjarri janë ende aktive.

Efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izlomin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër. Puna ka vazhduar për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe në vatrën e zjarrit midis fshatrave Goranxi dhe Derviçan, në Dropull të Poshtëm. Për shkak të temperaturave, terrenit të vështirë dhe erës së fortë zjarri dje në këtë zonë mori përmasa të mëdha duke përkeqësuar situatën në fshatrat Dhuvjan, Goranxi dhe Derviçan.

Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, sa herë kërkohet ndërhyrja e tyre. Ju lutemi banorëve të bashkëpunojnë me autoritetet vendore, duke raportuar në kohë vatrat e zjarrit, për të shmangur përhapjen në sipërfaqe më të gjera!

zjarret ne vend

Sondazh

Poll