Aktualitet

Theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi" si dhe posedonte lëndë narkotike e thikë, vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë

Mësohet se nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. 

23 Korrik 2024, 10:52 Nga M.B
Theu masën e sigurisë "arrest në shtëpi" si dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Një 24-vjeçar, banues në Peqin, është vënë në pranga në zonën e Saukut pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mësohet se nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. 

Njoftimi:

Tiranë

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", posedonte lëndë narkotike cannabis dhe mjet prerës (thikë), kapet në flagrancë dhe ndalohet 24-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për vënien përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve.

Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari kishte thyer masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Elbasanit. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll