Aktualitet

Aksident i katërfishtë në Tiranë/ Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera duke përfunduar në trotuar

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. 

23 Korrik 2024, 10:19 Nga E. D
Aksident i katërfishtë në Tiranë/ Makina i pret rrugën
fotot ilustruese

TIRANË- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. 

Gjithashtu automjeti tip Volskswagen Caddy ka dalë nga ambienti i një lavazhi aty pranë dhe i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Audi, ky i fundit ka devijuar rrugën dhe është aksidentuar me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes automjetet kanë përfunduar në trotuar. Ndërkohë që vendngjarja ka mbërritur policia. 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll