Aktualitet

Inxhinieri Aleksi: Tërmeti i 26 nëntorit ishte afër nivelit katastrofik, ndërtesat e dëmtuara ishin të vjetra

9 Dhjetor 2019, 20:53 Nga DOSJA
Inxhinieri Aleksi: Tërmeti i 26 nëntorit ishte afër nivelit

TIRANË- Inxhinieri Luigj Aleksi, ka thënë sot se tërmeti i 26 nëntorit ka qenë afër nivelit katastrofik. I ftuar sot në emisionin “Real Story” në News 24, Aleksi u shpreh se tërmeti ka lënë pasoja të mëdha në banesa dhe pallate, por sipas tij këto godina kanë qenë të vjetra.

Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet. Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut. Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat e ndërtesave qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”, u shpreh inxhinieri.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat e demtuara nga termeti luigj aleksi tragjedia e 26 nentorit 2019 banesat e demtuara nga termeti luigj aleksi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2019, 18:14

KAVAJË– Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vje&cced...