Aktualitet

FOTO/ Shpërthimi në automjetin e dy vëllezërve në Gramsh, njëri prej tyre transportohet me helikopter drejt Traumës

Vëllezërit Mina mbetën të plagosur pasditen e sotme pas një shpërthimi me tritol në makinën e tyre në qytetin e Gramshit.

21 Korrik 2024, 19:25 Nga E. D
FOTO/ Shpërthimi në automjetin e dy vëllezërve në
pamje nga vendngjarja

GRAMSH- Këto janë pamjet e momentit të transportimit të një prej vëllezërve Mina me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Vëllezërit Mina mbetën të plagosur pasditen e sotme pas një shpërthimi me tritol në makinën e tyre në qytetin e Gramshit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:20, në lagjen "Xhile Liçi", Gramsh, automjeti tip "Ford Focus", që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

shperthimi ne gramsh

Sondazh

Poll