Aktualitet

Përplasen me një shkëmb teksa po lundronin me Jet-Ski në liqenin e Vaut të Dejës, plagosen 2 vajzat dhe babai

Gjithashtu policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar të tre, 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe

21 Korrik 2024, 17:56 Nga E. D
Përplasen me një shkëmb teksa po lundronin me Jet-Ski në
foto ilustruese

VAU I DEJËS- Një aksident ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës ku një 54-vjeçar i cili po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb pasi ka humbur kontrollin e mjetit. Ndërkohë ata janë transportuar në spital, e për fat të mirë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç,  duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe,  dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën). Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll