Aktualitet

EMRAT/ I ngacmoi partneren në një lokal në Tale, 30-vjeçari plagos të riun dhe largohet, detaje nga ngjarja...

Mes dy djemve nisi një konflikt verbal, ku më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan.

21 Korrik 2024, 16:44 Nga M.B
EMRAT/ I ngacmoi partneren në një lokal në Tale,
Tale

LEZHA- Një person mbeti i plagosur këtë mesditë në zonën e Tales, në Lezhë, në një lokal. Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes dy personave ka qenë për motive xhelozie. Bëhet me dije se autori  Ermir Lucaj u ul në lokal, së bashku me partneren e tij, të cilën dyshohet se i riu 27-vjeçar Alfred Marku e ngacmoi.

Mes dy djemve nisi një konflikt verbal, ku më pas, autori nxori armën e zjarrit, plagosi të riun dhe së bashku me shoqëruesen u larguan.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

tale

Sondazh

Poll