Aktualitet

"Pse më sheh gruan", plagosja në Tale të Lezhës, policia: Autori u largua në drejtim të autostradës

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

21 Korrik 2024, 15:18 Nga M.B
"Pse më sheh gruan", plagosja në Tale të Lezhës,
Foto ilustrues

LEZHA- Lidhur me plagosjen e regjistruar në zonën e Tales, në Lezhë, ka reaguar dhe policia me anë të një njoftimi. Mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 ku dy persona janë konfliktuar pët motive xhelozie.

"Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin. Gjithashtu mësohet se A.M., banues në Zejman ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, teksa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i ngjarjes, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

plagosja ne tale

Sondazh

Poll