Art&Argëtim

FOTO/ Rudina Hajdari prezanton partnerin e ri, publikon foton ku shfaqen të përqafuar: E bekuar

Rudina ka publikuar një foto duke treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.

21 Korrik 2024, 16:29 Nga E. D
FOTO/ Rudina Hajdari prezanton partnerin e ri, publikon foton ku shfaqen të
postimi

TIRANË- Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari duket se ka rigjetur dashurinë, dy vite pasi ajo njoftoi divorcin me partnerin e saj. Rudina ka publikuar një foto duke treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri. Siç duket edhe në foto e ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: E bekuar!

Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në New York në moshë fare të re. Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për tu marrë me politikë.

FOTO/ Rudina Hajdari prezanton partnerin e ri, publikon foton ku shfaqen të

Sondazh

Poll