Art&Argëtim

Shiloh ndërmerr hapin e rradhës ndaj Brad Pitt, publikon njoftimin për heqjen e mbiemrit në Los Angeles Times

Sipas ligjit të Kalifornisë, një personi kërkohet të publikojë një kërkesë në seksionin e njoftimeve të një gazete që është në qarkullim të përgjithshëm.

20 Korrik 2024, 11:38 Nga S.B
Shiloh ndërmerr hapin e rradhës ndaj Brad Pitt, publikon njoftimin
Angelina dhe Shiloh

SHBA- Vajza e aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh, po ecën përpara me planin e saj për të hequr ‘Pitt’ nga emri i saj ligjor. 18-vjeçarja kohët e fundit publikoi një njoftim në Los Angeles Times për të njoftuar se po hiqte "Pitt" si mbiemër.

Sipas ligjit të Kalifornisë, një personi kërkohet të publikojë një kërkesë në seksionin e njoftimeve të një gazete që është në qarkullim të përgjithshëm. Adoleshentja po kërkon të ndryshojë emrin e saj nga Shiloh Nouvel Jolie-Pitt në Shiloh Nouvel Jolie.

Siç raportoi Page Six, Shiloh paraqiti peticionin në ditëlindjen e saj të 18-të në maj, duke nënkuptuar se ajo nuk dëshiron të ketë lidhje me babanë e saj mes betejës brutale të divorcit me yllin e "Girl, Interrupted".

Në fakt, edhe fëmijët e tjerë të ish-çiftit e kanë hequr mbiemrin e të atit në mjediset publike. Ish-çifti, të cilët ishin së bashku për 12 vjet përpara se të divorcoheshin, u deklaruan ligjërisht beqarë  në vitin 2019. Betejat e tyre për kantinën e verës Chateau Miraval dhe kujdestarinë e fëmijëve mbeten të vazhdueshme.

angelina jolie brad pitt shiloh

Sondazh

Poll