Art&Argëtim

VIDEO/ Nuk përmbahet Anne Hathaway, e "shkund" në koncertin e Taylor Swift

Sipas fanses, Hathaway mori me vete një nga djemtë e saj për të parë turneun Eras me të.

20 Korrik 2024, 16:17 Nga S.B
VIDEO/ Nuk përmbahet Anne Hathaway, e "shkund" në koncertin
Anne dhe Taylor

GJERMANI- Aktorja e njohur Anne Hathaway nuk u ndal në asnjë moment së kërcyeri në koncertin e Taylor Swift ‘Eras Tour’ në Gjermani. Aktorja 41-vjeçare u filmua nga një fans duke kërcyer me disa nga hitet e yllit të popit në shfaqjen e saj të tretë dhe të fundit në Gelsenkirchen.

Ylli i "Devil Wears Prada" dukej se nuk lodhej kurrë nga gjithë argëtimi, pasi ajo u pa duke treguar lëvizjet e saj dhe duke i çuar duart në ajër në të tre videot. Për spektaklin, ajo kishte veshur pantallona të shkurtra të bardha dhe një këmishë, e duke e aksesuar pamjen me syze dielli.

Sipas fanses, Hathaway solli një nga djemtë e saj për të parë turneun Eras me të. Aktorja fituese e çmimit Oscar ka qenë një mbështetëse e gjatë e këngëtares "Cruel Summer", duke e quajtur atë "një krijesë madhështore" gjatë një bisede të vitit 2015 me revistën Glamour.

 

anne hathaway taylor swift

Sondazh

Poll