Sport

Ten Hag: "Problemet e Manchester United? Rangnick kishte të drejtë"

"Ne punuam shumë për të për dy vjet, por Rangnick tha saktësisht të vërtetën: është një operacion i plotë, shumë kompleks. Dhe unë e dija që kur fillova se do të ishte punë e vështirë”.

21 Korrik 2024, 08:27 Nga DOSJA
Ten Hag: "Problemet e Manchester United? Rangnick kishte të

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thotë se ish- menaxheri i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick kishte "absolutisht të drejtë" kur tha se Manchester United kishte nevojë për një operacion me "zemër të hapur".

Ten Hag, 54 vjeç, u emërua trajner në vitin 2022, shtatë muaj pas mandatit të Rangnick. Gjermani, tani në krye të kombëtares austriake, e çoi United në vendin e gjashtë në Premier League, por fitoi vetëm 11 nga 29 ndeshjet në krye të klubit anglez.

Rangnick arriti në përfundimin se klubi kishte nevojë për një operacion deri në "zemër të hapur" dhe se problemet e tij nuk mund të zgjidheshin me "ndryshime të vogla".

Duke folur në një intervistë për gazetën holandeze AD Sportwereld, Ten Hag shpjegoi se kishte të drejtë:

"Rangnick kishte absolutisht të drejtë, ne punuam shumë për të për dy vjet, por ai tha saktësisht të vërtetën: është një operacion i plotë, shumë kompleks. Dhe unë e dija që kur fillova se do të ishte punë e vështirë”.

Pas një tjetër sezoni zhgënjyes, i cili përfundoi me fitoren e një titulli, Kupën FA, United vendosi që në fund të disa javëve reflektimi në fund të sezonit, të konfirmojë holandezin në pankinë dhe të rifillojë me atë, si dhe që i jep një mundësi rindërtimi të caktuar skuadrës në këtë merkato të verës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll