Politike

Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Himarë, miratohen fletët e votimit, 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Tavos dhe Gjikurisë

Bëhet me dije se numri i fletëve të votimit që do prodhohen për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë do të jetë 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, konkretisht 23.535. 

20 Korrik 2024, 13:40 Nga r.ll
Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Himarë, miratohen fletët e
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendron Zgjedhor ka miratuar fletët e votimit të zgjedhjeve të 4 gushtit në bashkinë e Himarës. Sipas njoftimit të KQZ-së në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36.

Bëhet me dije se numri i fletëve të votimit që do prodhohen për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë do të jetë 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, konkretisht 23.535. 

Gjithashtu, caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese. Në fund njoftohet se votat do të numërohen në sallën e këshillit bashkiak në Himnarë. 

Ndërkohë dy kandiatët për drejtimin e bashkisë së Himarës, janë Vangjel Tavo nga radhët e PS dhe Petro Gjikuria nga opozita.

NJOFTIMI I KQZ: 

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë publike miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.  

Nga përpunimi i të dhënave të listës përfundimtare të zgjedhësve marrë nga DPGJC në zgjedhjet e datës 04.08.2024, rezulton se në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36 QV. Referuar pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi. 

Gjithashtu, caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese; 

1.      Kryetari dhe zv.kryetari i KZAZ-së, në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë; 

2.      Sekretari i KZAZ-së, në masën 47.500 (dyzet e shtatëmijë e pesëqind) lekë; 

3.      Anëtari i KZAZ-së, në masën 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë; 

4.      Kryetari i KQV-së, në masën 4.000 (katër mijë) lekë; 

5.      Anëtari dhe Sekretari i KQV-së, në masën 3.500 (tre mijë e pesëqind) lekë; 

6.      Anëtari i GNV-së, në masën 6.000 (gjashtë mijë) lekë; 

7.      Operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese në QV, në masën 5 000 (pesëmijë) lekë. 

Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.  

kqz zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll