Politike

"Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti"/ Berisha: Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave

Berisha u shpreh se dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti.

19 Korrik 2024, 20:49 Nga E. D
"Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ka sjellë në vëmendje historinë tregjike të motrave Nikolli.  dëshminë e njërës prej motrave Nikolli që denoncoi Nuredin Dumanin, se ai i kishte vendosur tritol në banesë dhe se vijonte i qetë aktivitetin kriminal nga qelia e burgut. Berisha u shpreh se dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti. Gjithashtu Kreu i PD-së tha se kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave.

"Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia. Minën për t’i hedhur në erë dy vajza të reja. Një 27-vjeçar që kaloi aty është sot në gjendje kritike për jetën. Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto. Dhe nga qelia ku është, u çoi minën me sahat për t’i hedhur në erë të dyja. Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve. Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll