Politike

Berisha: Do denoncojmë çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar që mbron krimet e Edi Ramës me pagesë

Gjithashtu Berisha iu drejtua qytetarëve duke u thënë se është i vendosur të denoncojë çdo vjedhje të Edi Ramës dhe të ministrave të tij pa asnjë çmim. 

19 Korrik 2024, 20:39 Nga e, d
Berisha: Do denoncojmë çdo akt të çdo korruptokrati
Sali Berisha

 Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit u shpreh se do të denoncojë do akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar që mbron krimet e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Berisha iu drejtua qytetarëve duke u thënë se është i vendosur të denoncojë çdo vjedhje të Edi Ramës dhe të ministrave të tij pa asnjë çmim. 

"Miqtë e mi, kjo është betejë e vështirë. Shqiptarët përjetonin një diktaturë ideologjike në të cilën regjimi barbar shqiptar mbështetej nga superfuqitë komuniste të kohës. Megjithatë shqiptarët kurrë nuk u dorëzuan. Ata mbushën burgjet më shumë se çdo popull tjetër. Ata mbushën kampet e përqendrimit, sakrifikuan për të vërtetën dhe të vërtetat që duhet të mbronin. Sot ne jemi të vendosur të denoncojmë çdo vjedhje të Edi Ramës pa asnjë çmim. Të denoncojmë çdo krim të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Të denoncojmë çdo vjedhje të familjarëve të Edi Ramës dhe sojit të tij të fëlliqur. Të denoncojmë çdo vjedhje të zyrtarëve dhe qeveritarëve të tij vendorë. Por të denoncojmë gjithashtu çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar, cilido qoftë ai, që mbron krimet e Edi Ramës me pagesa ndaj tij. Ne po mbrojmë të vërteta, të cilat janë aq sa shqiptare, aq europiane, aq amerikane, aq të çdo vendi të lirë. Sepse ne besojmë se vjedhja monstruoze e qytetarëve shqiptarë duhet të ndëshkohet me forcën më të madhe. Ne besojmë se lidhjet e krimit të qeveritarëve shqiptarë janë rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera. Ne besojmë se zbrazja e tmerrshme e Shqipërisë nuk është interesi i asnjë vendi mik të Shqipërisë. Ndaj dhe ne nuk heshtim. As 200, as 400, as 2 mijë, as 6 mijë ditë, nuk do na mposhtin ne kurrë. Së bashku do vazhdojmë luftën," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll