Art&Argëtim

VIDEO/ Kim Kardashian rikrijon videon virale së bashku me Andrea Bocellin

Themeluesja e Skims, 43 vjeç, dhe motra e saj e vogël, 40 vjeçe, i ndërruan saritë e tyre (veshje tradicionale indiane) me fustane të zeza për të ndjekur koncertin e tenorit Andrea Bocelli në qytetin e tij të lindjes, Lajatico, Itali.

19 Korrik 2024, 11:23 Nga S.B

 

VIDEO/ Kim Kardashian rikrijon videon virale së bashku me Andrea Bocellin
Andrea dhe Kim

ITALI- Nga India në Itali, motrat Kardashian janë gjithmonë aty ku është vëmendja. Kim dhe Khloé Kardashian bënë një sërë paraqitjesh mahnitëse në dasmën e Ambani në Mumbai javën e kaluar, dhe u nisën direkt nga festimet luksoze indiane në një ngjarje po aq emocionuese të martën.

Themeluesja e Skims, 43 vjeç, dhe motra e saj e vogël, 40 vjeçe, i ndërruan saritë e tyre (veshje tradicionale indiane) me fustane të zeza për të ndjekur koncertin e tenorit Andrea Bocelli në qytetin e tij të lindjes, Lajatico, Itali.

VIDEO/ Kim Kardashian rikrijon videon virale së bashku me Andrea Bocellin
Kim dhe Khloe

Kim shkëlqeu me një fustan të zi Gucci me rripa të hollë dhe një dekolte me prerje të ulët, duke kombinuar fustanin e mbrëmjes me rruaza me një shall koke të stilit retro. Sa i përket Khloé, ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm në stil rrjetë peshku nga Dolce & Gabbana me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra poshtë.

Bocelli dukej i emocionuar që motrat ishin të pranishme, duke ndarë një foto të tij me Kim dhe Khloé në Instagram dhe duke shkruar: Faleminderit @kimkardashian dhe @khloekardashian që ishin pjesë e kësaj dite të veçantë.

Madje, treshja regjistroi një "Instagram Reel" me një sound viral në rrejtet sociale nga seriali i Kardashians.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

 

kim kardashian andrea bocelli khloe kardashian

Sondazh

Poll