Sport

Marc Cucurella: "Ajo që është premtuar është një borxh dhe duhet mbajtur"...

Ndërkombëtari spanjol i Chelseat njoftoi se do t'i lyente flokët të kuqe, nëse Spanja fitonte Eurokupën

19 Korrik 2024, 10:52 Nga DOSJA

SPANJE - Marc Cucurella e ka mbajtur atë që premtoi: "Nëse Spanja fiton Euron, unë do t'i lyej flokët me të kuqe", tha lojtari spanjol i Chelseat, diçka që agjenti i tij, Aleix Piqué, e konfirmoi më vonë.

Këtë të premte, anësori, i cili pati një kampionat të jashtëzakonshëm në Gjermani, u shfaq në rrjetet sociale me flokët e lyer dhe një legjendë: “Ajo që premtohet është ajo që i detyrohesh”. 

Marc Cucurella: "Ajo që është premtuar është

Cucurella shihet në disa imazhe, që ai vetë ka postuar në Instagram me flokët kaçurrela tërësisht të kuqe, mes të cilave edhe atë me fanelën e kombëtares spanjole.

Marc Cucurella: "Ajo që është premtuar është

Në një intervistë të publikuar në MD më 13 korrik, një ditë para finales, 'Cucu' tha: "Nëse fitojmë... unp do t’I lyej flokët me ngjyrë të kuqe. Do ta bëj dhe kam menduar për një mënyrë që të mos më mbetet një e kuqe si ajo e Sirenës së Vogël". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll