Sport

Morata i bashkohet “klubit” të lojtarëve më të shtrenjtë në histori… Ja sa kushton ai

Me transferimin e tij nga Atlético Madrid te AC Milan, Alvaro Morata ngjitet në renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë në histori.

19 Korrik 2024, 08:18 Nga DOSJA
Morata i bashkohet “klubit” të lojtarëve më të

SPANJE - Në moshën 31-vjeçare, Alvaro Morata është ende popullor! Kapiteni i Spanjës, ishte ai që ngriti trofeun e Euro 2024 në qiell në stadiumin e Berlinit, pas fitores 2-1 kundër Anglisë në finale.

Në Madrid, ishte ai që organizoi festën para mijëra madrilenëve, të mbledhur për të festuar këtë kurorëzimin. ‘Mbreti’ i Madridit, megjithatë, ai nuk do të kthehet te Atéltico Madrid.

Në të vërtetë, pasi i ktheu shpinën Arabisë Saudite, ai është gati të nënshkruajë me AC Milan për rreth 13 milionë euro, të mjaftueshme për ta bërë atë një nga lojtarët më të shtrenjtë në histori.

Morata, i pesti… 

Në të vërtetë, gjatë karrierës së tij, Alvaro Morata, do t'i ketë kushtuar gjithsej 217 milionë euro Real Madrid, Atlético Madrid, Chelsea apo edhe Juventus dhe rrjedhimisht AC Milan.

Ai është përpara Antoine Griezmann, i 6-ti me 182 milionë euro dhe tani është afër Ousmane Dembélé, i katërti me 220 milionë euro.

Në podium, Cristiano Ronaldo është i treti (247 milionë), më pas vjen Romelu Lukaku (339 milionë) dhe në fund i paprekshmi Neymar Junior me 400 milionët e tij.

Braziliani ka një diferencë mjaft të madhe, do të duhet të presim për të parë një lojtar që të zërë vendin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll