Art&Argëtim

Kim Kardashian pranon se ka injektuar spermë salmoni në fytyrë, për çfarë shërben trajtimi kozmetik?

Biznesmenja e përdor këtë produkt për efektin e tij kundër plakjes dhe tha se ishte shumë e kënaqur me rezultatin.

17 Korrik 2024, 15:57 Nga S.B
Kim Kardashian pranon se ka injektuar spermë salmoni në fytyrë,
Kim Kardashian

SHBA- Të famshmit na kanë mësuar me dieta dhe trajtime befasuese luksoze të cilat thyejnë rutinat konvencionale. Themeluesja e Skims, Kim Kardashian ka shkuar një hap më tej duke shpjeguar në puntatën e fundit të ‘The Kardashians’ zbulimin e saj të fundit kozmetik: spermën e salmonit.

Biznesmenja e përdor këtë produkt për efektin e tij kundër plakjes dhe tha se ishte shumë e kënaqur me rezultatin. Trajtimi i spermës së salmonit kushton rreth 500 dollarë, siç ka shpjeguar Kim Kardashian dhe aplikimi i tij bëhet përmes injeksioneve në fytyrë.

“Unë kam injektuar spermën e salmonit”, u shpreh ajo gjatë reality show-t.

Kim Kardashian pranon se ka injektuar spermë salmoni në fytyrë,
Mbledhja e produktit

Rinovimi i fytyrës është një nga prioritetet e influencueses, e cila ka treguar se i kushton rëndësi të veçantë kujdesit për fizikun e saj dhe ka gjetur një trajtim të ri për rutinën e fytyrës.

Efikasiteti i spermës së salmonit

Sado befasues të duket ky aplikim kozmetik, ka studime që demonstrojnë efikasitetin e tij në lëkurë. Siç është publikuar në revistën Allure, sperma e salmonit përmban polinukleotide, një element kyç për prodhimin e kolagjenit dhe për lehtësimin e rigjenerimit të indeve. Kjo përfundimisht bën që lëkura të duket më e re dhe më e tërhequr.

Aplikimi i saj kozmetik nuk njihet për momentin nga FDA (U.S. Food and Drug Administration), por është një teknikë e përhapur në Korenë e Jugut. Në fakt, aktorja Jennifer Aniston rrëfeu në një intervistë me Wall Street Journal në gusht 2023 se përdor produkte të bëra nga sperma e salmonit si pjesë e rutinës së saj të fytyrës.

Studimet e publikuara, megjithatë, insistojnë që në rastin e produkteve kozmetike, rezultatet ndryshojnë nga personi në person. Edhe pse ky trajtim i veçantë dhe i mrekullueshëm ndihmon, ndër të tjera, për të reduktuar rrudhat dhe linjat e shprehjes në fytyrë ose për të reduktuar disa shenja, duhen marrë masa paraprake veçanërisht nëse pacienti është alergjik ndaj peshkut.

kim kardashian jennifer aniston

Sondazh

Poll