Ekonomi

Dëmet nga tërmeti, i vihet shiriti spitalit të Laçit, në shërbim të qytetarëve, vetëm Urgjenca

9 Dhjetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti, i vihet shiriti spitalit të Laçit,

KURBIN- Mbyllet për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, spitali i Laçit. Godina spitalore është shpallur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve, ndërkohë që do të vijojë të shërbejë për qytetarët vetëm Urgjenca. 

Ditën e tërmetit, në disa pamje të shpërndara nga FaxNews dukej që godina ka pësuar plasaritje dhe të gjithë personeli e pacientët kanë dalë nga spitali.

Ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë mungon një njoftim për qytetarët se ku mund të marrin shërbimet e tyre me mbylljen e këtij spitali, i cili mbulon Laçin bashkë me rrethinat.

 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Po mblidhen fonde për rindërtimin e shtëpive të shembura.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale mbyllet spitali i lacit tragjedia e 26 nentorit 2019 mbyllet spitali i lacit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll