Prekëse/ Vajza me aftësi të veçanta dhuron një shumë parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti (FOTO)
6 Dhjetor 2019, 21:04Nga DOSJA
TIRANË- Një vajzë me aftësi ndryshe, e quajtur Ela, ishte këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, në Neës24, prej ku dhuroi emocione të forta.
E reja nga Kosova, me Sindromën Down, ka vendosur të dhurojë një shumë parash për të gjithë personat dhe familjet e prekura nga tërmeti tragjik mëngjesin e 26 Nëntorit.
I pranishëm me Elën, në emision ishte edhe personi, i cili e ka punësuar, ku ka treguar si ishte përjetuar lajmi i tmerrshëm i tërmetit që goditi Shqipërinë.
Ai rrëfeu se Ela kishte thënë se donte të dhuronte një pjesë të pagës së saj për shqiptarët, ndërsa pjesë e ndihmës është bërë edhe vetë ai. Ata e kanë dhuruar shumën e tyre në fondacionin e Elvis Naçit “Firdeus”.
51 persona të vdekur, 913 të plagosurdhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Teksa qeveria po përpiqet të gjejë paratë për rindërtimin pas tërmetit, me një kosto që vlerësohet minimalisht 500 milionë euro, vetëm nga një kontratë problema...
TIRANË– Stoku i kredisë që banorët e Durrësit kanë marrë për blerje banesash në fund të tremujorit të tretë të këtij viti ishte 8.8 miliardë lekë, ose rret...
TIRANË- Grupet e shërbimit psiko-social të organizuarnga CRCA/ECPAT Shqipëri, të cilët prej disa ditësh kanë nisur punën e tyre në kampet e ngritura për të...
TIRANË- Tërmeti ka shkaktuar një zymtësi tek ne, por psikologë e sociologë thonë se duhet të fillojmë t’i rikthehemi jetës dhe angazhimit të përditshëm e t...
TIRANË- Teksa kemi hyrë zyrtarisht në muajin e festave që priten me shumë dashuri jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga të rriturit.Magjia e festave të ju je...
Durrës- Qarku i Durrësit është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton 10,1% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë për vitin 2018. Kjo popullsi shtrihet ...
TIRANË– Sot dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhje...
TIRANË- Shqipëria prej ditësh është përfshirë nga një mot i ftohtë, ku temperaturat gjatë natës i afrohen dhe zeros.Sot vendi do vendi ynë do të mbizotëroh...
TIRANË- Në sfond të emergjencës për jetët e gjalla dhe dhimbjes për jetët e humbura, qyteti i dytë më i madh në vend, Durrësi, ka pushuar se jetuari. Ngjan...