Sport

UEFA përzgjedh Kroaci - Shqipëri në ‘Top 10’ sfidat më të bukura të Euro 2024. Ja si mund të votoni...

Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

18 Korrik 2024, 10:39 Nga DOSJA
UEFA përzgjedh Kroaci - Shqipëri në ‘Top 10’ sfidat

ZVICER - Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të mbrëmjes së 14 korrikut. UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të Euro 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit.

Ndeshja Kroaci - Shqipëri konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Europiani. Në këtë duel ballkanik, Qazim Laçi kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë në minutën e 11-të, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me Kramariç në minutën e 74-t.

Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë, ishte po djaloshi kuqezi, ai i cili realizoi golin e barazimit.

Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5-1), Turqi-Gjeorgji (3-1), Kroaci-Itali (1-1), Holandë- Austri (2-3), Spanjë-Gjeorgji (4-1), Austri-Turqi (1-2), Gjermani-Spanjë (1-2), Spanjë-Francë (2-1), Holandë-Angli (1-2).

Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Ju mund të votoni duke klikuar në këtë link: https://www.uefa.com/euro2024/news/028f-1b63a2bbf153-38355e490ac2-1000--ten-memorable-euro-2024-matches-which-was-your-favourite/

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll