Art&Argëtim

Ajo tha PO!/ Emma Roberts bën publike fejesën me partnerin Cody John

Në postimin e saj ylli i serialit “American Horror Story” shihet krah partnerit.

17 Korrik 2024, 12:09 Nga S.B
Ajo tha PO!/ Emma Roberts bën publike fejesën me partnerin Cody John
Cody dhe Emma

SHBA- Aktorja e njohur Emma Roberts është fejuar me partnerin e saj Cody John, siç e ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Instagram. Në postimin e saj ylli i serialit “American Horror Story” shihet krah partnerit.

Mbesa e Julia Roberts ngriti dorën e majtë në foto, me qëllim që të tregonte unazën e madhe prej diamanti në gishtin e saj.

Aktorja 33-vjeçare shkroi: Po e postoj këtu përpara se nëna ime t'ia tregojë të gjithëve.

Roberts dhe John konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2022 pasi u fotografuan duke u puthur në Nju Jork. Para se të fillonte të takohej me John - i cili punon në industrinë e argëtimit - aktorja ishte e lidhur me Alex Pettyfer, Garrett Hedlund dhe bashkë-yllin e saj të 'American Horror Story' Evan Peters.

Roberts ka një fëmijë, Rhodes, i cili është tre vjeç, me ish-partnerin Garrett Hedlund, me të cilin ishte në një marrëdhënie nga viti 2019 deri në vitin 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)

emma roberts martohet emma roberts

Sondazh

Poll