Art&Argëtim

FOTOT/ Festuan përvjetorin e martesës të ndarë, ku ndodheshin Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në ditën e tyre të shënuar?

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ndodhej Hamptons teksa është fotografuar në sediljen e pasagjerit të një makine, me menaxherin e saj prej shumë kohësh Benny Medina.

17 Korrik 2024, 11:59 Nga S.B
FOTOT/ Festuan përvjetorin e martesës të ndarë, ku
Ben dhe Jennifer

SHBA- Çifti më i përfolur i showbizit kohët e fundit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festuan dy-vjetorin e martesës. Në fakt sipas pamjeve, çifti nuk e festuan së bashku përvjetorin e tyre por të ndarë në qytete të ndryshme.

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez ndodhej Hamptons teksa është fotografuar në sediljen e pasagjerit të një makine, me menaxherin e saj prej shumë kohësh Benny Medina.

 

FOTOT/ Festuan përvjetorin e martesës të ndarë, ku
Jennifer Lopez

 

Ndërkohë Affleck qëndroi në Los Anxhelos për punë mes problemeve të tyre martesore. Aktori fitues i çmimit Oscar u pa në zyrën e tij në të njëjtën ditë.

FOTOT/ Festuan përvjetorin e martesës të ndarë, ku
Ben Affleck

Çifti u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Më vonë ata mbajtën një ceremoni luksoze në Gjeorgji me miqtë dhe familjen e tyre.

Ylli 54-vjeçar, e cila javët e fundit i ka kaluar në Nju Jork, prej një muaji nuk është shfaqur në publik me bashkëshortin e saj. Ky fakt ka shtuar akoma edhe më shumë aludimet se dyshja janë tashmë drejt divorcit.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll