Sport

UEFA publikon 11-tshen më të mirë të Europianit!

Për të dalë në këtë 11-she më të mirë, UEFA sqaron se ka bashkëpunuar me 12 ish-lojtarë dhe trajnerë mes të cilëve, Rafa Benitez, David Moyes, Frank De Boer apo Ole Gunnar Solskjaer.

17 Korrik 2024, 02:30 Nga DOSJA

UEFA publikon 11-tshen më të mirë të Europianit!

GJERMANI - UEFA publikoi zyrtarisht formacionin e më të mirëve në Euro 2024. Një formacion ku padyshim dominon Spanja, kampionia në fuqi, me gjashtë lojtarë prezentë ndërsa nuk mungojnë elementë nga Franca, Anglia, Zvicra apo edhe Gjermania.

Për të dalë në këtë 11-she më të mirë, UEFA sqaron se ka bashkëpunuar me 12 ish-lojtarë dhe trajnerë mes të cilëve, Rafa Benitez, David Moyes, Frank De Boer apo Ole Gunnar Solskjaer.

Kështu, në portë është përzgjedhur Mike Maignan i Francës, në qendër Saliba po nga Franca, së bashku me Akanji të Zvicrës ndërsa në krahët e mbrojtjes, Walker nga Anglia dhe Cucurella i Spanjës. Mesfusha e gjitha spanjolle me emra si Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo.

Në sulm, krahët i mbulojnë sërish lojtarët spanjollë me Lamine Yamal dhe Nico Williams ndërsa në qendër, në rolin e një sulmuesi “fals” është preferuar Jamal Musiala i Gjermanisë.

Formacioni më i mirë i EURO 2024 nga UEFA:

UEFA publikon 11-tshen më të mirë të Europianit!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll