Sport

VIDEO / Spanja feston me autobusë të hapur në rrugët e Madridit, qindra mijëra fansa në sheshe!

Mijëra fansa u mblodhën në rrugët e kryeqytetit nga ku fotot madhështore po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat në mbarë botën!

16 Korrik 2024, 00:44 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja feston me autobusë të hapur në rrugët e

SPANJE - Skuadra spanjolle e futbollit po feston në Madrid titullin e kampionit të Evropës. Delegacioni i kombëtares, pas takimit me përfaqësuesit e pushtetit, është shfaqur në rrugët e kryeqytetit me një autobus të hapur. Mijëra fansa u mblodhën në rrugët e kryeqytetit nga ku fotot madhështore po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat në mbarë botën!

Kapiteni Alvaro Morata mbante trofeun dhe turma po brohoriste për të! “Do të këndojmë bashkë: kampionët, kampionët, kampionët. Është një nder i madh të jesh kapiten i kësaj skuadre. Herë funksionon, herë jo, por kam dhënë jetën për këtë - tha Morata! Festa vazhdon dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll