Sport

SHBA nën kritika për organizimin e Copa America, dy vjet para Kupës së Botës...

Problemet e aksesit dhe siguria e mbingarkuar rreth stadiumit të Miami të dielën vonuan finalen mes Argjentinës dhe Kolumbisë (1-0 në shtesë) me më shumë se një orë. Kulmi i një sërë problemesh të vënë në dukje nga lojtarët, trajnerët, spektatorët dhe mediat gjatë gjithë turneut, dy vjet përpara një Botërori, të bashkorganizuar me Kanadanë dhe Meksikën.

16 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA

SHBA - Miami dukej si Saint-Denis të dielën. Imazhet rreth stadiumit Hard Rock, skena e finales së Kupës së Amerikës midis Argjentinës dhe Kolumbisë (1-0 ap), u bënë jehonë atyre të finales së Ligës së Kampionëve 2022 në Stade de France midis Real Madrid dhe Liverpool (1-0). "Është e qartë, ata ishin me fat që nuk ishte më keq,"- rrëfen kameramani nga një agjenci shtypi.

Mijëra spektatorë e gjetën veten të shtypur në portat e rrethimit, të mbyllura për të parandaluar hyrjen e spektatorëve pa bileta. Fëmijë të përlotur, tifozëve u ra të fikët nga pritja nën diell, zhgënjimi nga spektatorët që tundnin biletat e tyre disa qindra dollarëshe. Edhe porta jugperëndimore, e rezervuar për VIP-at dhe mediat, u mbyll. Nëna e mesfushorit të Albiceleste, Alexis Mac Allister, duhej të thërriste djalin e saj për ndihmë që të vinte dhe ta merrte.

“Është një turp ndërkombëtar”

Organizatorët përfundimisht rihapën dyert për të lehtësuar presionin. Agjentët dhe policia u bashkuan më pas në tribuna, për të evakuuar ata që nuk kishin një biletë për t'i treguar. Mungesa e një perimetri të duhur sigurie larg stadiumit, i domosdoshëm për të kontrolluar turmën, lejoi shumë tifozë të afroheshin te porta, duke lënë stafin të mbingarkuar. Si rezultat, finalja e planifikuar për në orën 20:00 filloi në orën 21:22.

SHBA nën kritika për organizimin e Copa America, dy vjet para

“Është një turp ndërkombëtar”, u ankua Herculez Gomez, ish-sulmuesi i MLS dhe Liga MX (Meksikan D1), i cili u bë konsulent në ESPN. Ai fajësoi autoritetet amerikane por veçanërisht Conmebolin, Konfederatën e Amerikës së Jugut, e cila po organizon këtë Copa America larg atdheut, mbi të gjitha për para, sipas tij.

Ankesat u dëgjuan nga ndeshja hapëse në stadiumin e mrekullueshëm Mercedez-Benz në Atlanta me terrenin artificial të papërshtatshëm për futbollin. "Ne e dimë për shtatë muaj që do të luajmë këtu dhe ata ndryshuan fushën dy ditë më parë,"- tha Lionel Scaloni, trajneri i Albiceleste, pas fitores 2-0 të ekipit të tij kundër Kanadasë.

Fushat që ngrenë pikëpyetje

Problem përbënte edhe madhësia e fushave, shumica e tyre në stadiumet e NFL. Më të shkurtër (100 metra në vend të 105) dhe më të ngushtë (64 në vend të 68), ato dukeshin më shumë si fusha të kategorisë së të rinjve. Braziliani Vinicius Jr kishte në fokus arbitrazhin dhe Conmebolin. “Kur flasim, Conmebol thotë se flasim shumë”,- tha sulmuesi i Real Madridit.

Pas gjysmëfinales kundër Kolumbisë (0-1), sulmuesi uruguajan Darwin Nunez u përlesh me spektatorët që me sa duket kishin sulmuar familjen e tij. "Ata u detyruan të vepronin kështu!" Si mund të mos mbroni nënën tuaj, gruan tuaj, fëmijën tuaj?”, u zemërua Marcelo Bielsa, trajneri i tij.
"Është një bandë gënjeshtarësh,"- kritikoi "el Loco", duke folur për Conmebol. Ata thanë se terrenet stërvitore ishin perfekte. Terrenet e stërvitjes janë një fatkeqësi. Bolivia duhej të pezullonte seancën e saj, por duke qenë se është Bolivia, askush nuk kujdeset”. 

Dy vjet para Kupës së Botës, të bashkëorganizuar nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja, problemet e vërejtura këtë verë mund të jenë shqetësuese. Por dosja e aplikimit të organizatorëve ofron, për shembull, perimetra sigurie që janë më të gjera se ato të kësaj Copa America. Dhe FIFA padyshim do të jetë më e kujdesshme se Conmebol për gjendjen e fushave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll