Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, veç forcave operacionale, në ndihmë edhe helikopteri Cougar

Sipas ministrisë, problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari ku Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

16 Korrik 2024, 17:46 Nga M.B
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive,
Foto nga vendi i ngjarjes

MAT- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në vend janë momentalisht 4 vatra zjarri aktive. Sipas ministrisë, problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari ku Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

Ministria shton se në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Po ashtu mësohet se veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri Cougar.

Bëhet me dije se vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës. Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.

"4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit. Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.

Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës. Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.

Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij", shkruan ministria e Mbrojtjes.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll