Aktualitet

EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre katër shqiptarë (Detajet)

Pas operacionit policor të zhvilluar më 14 korrik të këtij viti, u bë e mundur arrestimi i 17 personave mes tyre edhe shqiptarë.

16 Korrik 2024, 17:41 Nga S.B
EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre
pamje nga ngjarja

GREQI- Policia greke ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale. Anëtarët e organizatës kryenin disa lloje të ndryshme veprash penale si shpërthime, zjarrvënie, plagosje, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

Pas operacionit policor të zhvilluar më 14 korrik të këtij viti, u bë e mundur arrestimi i 17 personave mes tyre edhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast plagosjeje, ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.

Sipas policisë greke bëhet e qartë se anëtarët e organizatës në mënyrë konsekuente dhe me vendosmëri synonin të zëvendësonin rolin shoqëror dhe detyrat zyrtare të Policisë greke, me një synim të dukshëm, që palët e vëna nën shantazh t’i referoheshin organizatës kriminale “për zgjidhjen e çdo çështjeje” dhe jo policisë greke.

EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre
Evis Shyti

Mësohet se mes 17 personave, janë arrestuar edhe shqiptarët Xhorxhi Gjoka 43 vjec, Evis Shyti 40 vjec, Geni Cato 37 vjec nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjec nga Tirana. Shyti dhe Cato rezultojnë të arrestuar në prill të këtij viti si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në rrugën “Skylitsi” në Pire në 8 mars.

Prej arrestimit, Shyti ndodhet i paraburgosur në Trikalla ndërsa Cato në Nafplio. Ndërkohë Marsel Stafaj, i njohur si “Majk” rezulton i arrestuar në maj të këtij viti pasi u kap me një ngarkesë prej 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja në Pire.

EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre

Gjatë kontrollit të banesës së Xhorxhi Gjokës, u sekuestruan 240 euro, 3 celularë, 1 shkop metalik si dhe 1 automjet “Seat” dhe një motorr “Honda Varadero”. Shqiptarët e arrestuar rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

greqi arrestime shqiptare organizate kriminale

Sondazh

Poll