Aktualitet

Po lahej në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari në fshatin Mjedë

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

16 Korrik 2024, 15:40 Nga M.B
Po lahej në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari në
Foto ilustruese

VAU I DEJES- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mjedë të Vaut të Dejes ku mësohet se një 13-vjeçar është mbytur aksidentalisht në lumin Drin. Bëhet me dije se 13-vjeçari po lahej në lumë. Nërkohë grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi: 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

lumi drin

Sondazh

Poll