Sport

Legjenda angleze kryqëzon Southgate: “Mjaft me të, bëni të pamundurën për...”

Ish-futbollisti legjendë Lineker, prej kohësh në rolin e një gazetari, shpreson të mos e shohë më Southgate në pankinën e kombëtares së tij.

15 Korrik 2024, 22:34 Nga DOSJA
Legjenda angleze kryqëzon Southgate: “Mjaft me të, bëni

ANGLI - Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kritikat mbi do të binin dhe ai do të tregohej me gisht, si personi përgjegjës i zhgënjimit...

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”, i cili cilëson trajnerin Gareth Southgate si fajtorin kryesor.

Angli mbërriti për herë të dytë radhazi në finalen e një Europiani, kompeticion që nuk e ka fituar kurrë më parë. Në “Olympiastadion”, të dielën erdhi humbja 2-1 kundër Spanjës, një disfatë plotësisht e merituar.

Ish-futbollisti legjendë Lineker, prej kohësh në rolin e një gazetari, shpreson të mos e shohë më Southgate në pankinën e kombëtares së tij. Teksa ai i ka të qarta edhe idetë në lidhje me zëvendësuesin e ish-mbrojtësit anglez.

Jurgen Klopp është i preferuari i Lineker, një emër për të cilin bien dakord pothuajse të gjithë në Angli. Gjermani, prej vitesh një ndër trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, po shijon pushimet pas përfundimit të aventurës 9-vjeçare me Liverpoolin.

Klopp e ka shprehur shumë herë që do të qëndrojë të paktën një vit pushim, por emri i tij ka nisur të lidhet me stolin e kombëtares angleze. “FA duhet të bëjë të pamundurën për Jurgen Klopp. Trajneri është i lirë, gjithashtu ka pushuar mjaftueshëm“, është shprehur Lineker.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll