Sport

Marc Cucurella, pas fitores i përgjigjet Garry Neville: “Ne shkuam deri në fund. Faleminderit për mbështetjen!"...

Lojtari spanjoll nuk ka harruar kritikat ndaj ish-ndërkombëtari të Anglisë

15 Korrik 2024, 17:53 Nga DOSJA
Marc Cucurella, pas fitores i përgjigjet Garry Neville: “Ne shkuam

SPANJE - Pasi Spanja mposhti Anglinë 2-1 dhe fitoi Euro 2024, mbrojtësi i majtë Marc Cucurella nuk e humbi rastin për t'iu përgjigjur kritikëve, përkatësisht Gary Neville. "Ne shkuam deri në fund, Garry. Faleminderit për mbështetjen tuaj", tha ndërkombëtari spanjol në një histori në Instagram. 

Neville, një ish-ndërkombëtar anglez dhe komentator, kishte bërë disa kritika ndaj lojtarit 25-vjeçar të Chelsea. "Unë mendoj se ai (Cucurella) është një nga arsyet pse mendoj se Spanja ndoshta nuk do të jetë në gjendje të shkojë deri në fund,"- ishte shprehur ai. 

Cucurella ishte një nga lojtarët më të përdorur nga Luis de la Fuente në Euro 2024, madje ai mori pjesë edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë, kur Spanja kishte siguruar tashmë kualifikimin për në fazën eliminatore të kompeticionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll